V Panairi Regjional i Ndërmarrësisë |
E premte, 02 Tetor 2015 14:00 |
BSC Shtërpcë me sukses ka organizuar edhe një, të pestin me radhë Panairin Regjional të Ndërmarrësisë në Shtërpcë, me përkrahjen financiare të Spark-ut, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe projektit të Helvetas-it "Shkathtësitë për punësim rural (S4RE)". Në panair kemi pasur 60 pjesëmarrës, nga 10 komuna të Kosovës. Vizitorët e panairit kanë mundur të shohin produkte të ndryshme, të kënaqen me shije të llojllojshme si ato të produkteve lokale ashtu edhe nga tërë territori i Kosovës.
|